Rënie e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut do të jenë me intenistet deri mesatar dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 18 deri 35°C

në zonat e ulëta 16 deri 39°C

në zonat bregdetare 22 deri 38°C

SHKARKO APP