”Rënie të të shtruave në spitalet Covid”, Tomini: Do të vijojë rritja e rasteve të reja

Shefja e survejancës në ISHP, Eugena Tomini, rënien e numrit të të shtruarve në spitale, e shpjegon me rënien e agresivitetit të Covid-19. Sipas saj, ky është shpjegimi për uljen e kërkesës për trajtim spitalor në javët e fundit.

“Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohe duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”, tha Tomini. Sa i përket luhatjet e kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave, Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë.

”Pritet një tendence në rritje në këto tre javët e parë të muajit Janar. Gjithsesi luhatjet e kurbës epidemike janë edhe sjellje fiziologjike të virusit dhe varet nga hetimi epidemiologjik, numri i rasteve që kërkojnë referencë. Prandaj hera herës kanë dhe luhatje të pozitivitet të konfirmuar kundrejt referimit”, tha ndër të tjera Tomini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?