Reparti i ri i RENEA, Veliu: Investim për rritjen e sigurisë
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë inauguruar ambientet e reja të repartit RENEA. Në fjalën e tij, Veliu tha se ky është një investim që RENEA do ia kthejë Shqipërisë duke rritur sigurinë në vend.
”Mbyllëm një vit me rezultate domethënëse dhe parametra normalë të sigurisë. Përballuam situatën pas tërmetit ku shumë policë lanë familjet për të ndihmuar. Për 2020 prioritet kemi luftën kundër krimit të organizuar. 2020 do të demonstrojmë se Policia ka motivimin t’i përgjigjet. Do kemi flotë tokësore me mjete të reja dhe dinjitozë. Ngritja e Policisë Shkencore. Akademia e Sigurisë do të transformohet, janë inteligjenca e nesërme e Policisë. Do të ulim moshën mesatare duke rekrutuar dhe rifreskuar në 2020 Policinë me të rinjtë. Mund të rrisim kapacitetet e brendshme duke ulur me 1.5 vite moshën mesatare në 3 vite e tjera. Vettingu që ka nisur do të pastrojë elementët e padëshiruar dhe do ta bëjë më të shëndoshë. Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe pronës”.
KOHA JONË SONDAZH

