Replikat mes Shkëlzenit dhe deputetit “kauboj”

 

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit dhe deputeti më i ri i Kuvendit, duart Ndocaj, kanë riplikuar  me njëri-tjetrit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Duket se Shkëlzeni e ka futur “në një thes” deputetin Ndocaj me Mark Frrokun, kur akuzoi Ramën se BE “nuk mund te hape negociata me një vend që konkurron Sirinë me emigrantë  dhe qeveriset nga një kryeministër që në vend të  intelektualeve ka zgjedhur të   ndajë  pushtetin me banditët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eduart Ndocaj iu përgjigj duke i thënë se duhet të niste të punonte sepse deri më sot nuk i kishte thënë njeri “puna mbarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sërish në orët e vona ka ardhur përgjigje e Shkëlzenit, në formë ironie për deputetin ‘kaubojs’.

“Eduart Ndocaj më ka keqkuptuar. Në  foto ai nuk vjen si pjesë e  “grupit” të Ramës, por si pjesë  e flamurit të  BE :-))”,- shkruan Shkëlzeni në profilin e tij, Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?