REPORTAZH- Një udhëtim i trishtë në Lagunën e Orikumit

 

 Nga Gëzim Lojdia

 Laguna e Orikumit një ndër dy lagunat e gjirit të Vlorës po shkon gradualisht drejt origjinës së saj, kënetëzimi i një hapësire ujore që u bonifikua në vitet e socializmit. Qyteti aktual i Orikumit thuhet në një studim të kryer nga kjo bashki, është ndërtuar dhe banuar në mes të viteve 1945-1961. Ai është i vendosur në afërsi të qytetit të lashtë të "Orikut". Ky qytet i lashtë përdorej edhe për komunikimin me Greqinë (Korfuzin) dhe gjithashtu ishte vetëm 40 kilometra nga Italia (Otranto) përtej detit, duke e bërë atë një pikë ndalimi të përshtatshëm për udhëtim në mes të Greqisë dhe Italisë. Burimet e hershme e përshkruajnë atë si një Liman, apo port, por në fund ai ka arritur statusin e një qyteti dhe rreth 230-168 p.e.s ku dhe hodhi në përdorim monedhën e vet me legjendën e Orikut. Ai kishte një rëndësi ushtarake nën sundimin romak, duke shërbyer si një bazë gjatë luftërave të Romës me Ilirët dhe me Maqedoninë ishte qyteti i parë që u mor nga Jul Çezari gjatë pushtimit të tij të Epirit dhe është i dokumentuar në luftërat e tij civile. Osmanët e quajtën Orikumin “Pashaliman, Porti i Pashait ", dhe Laguna ende mban këtë emër, si dhe Baza Ushtarake e Marinës Shqiptare.

Një udhëtim i shkurtër,në këtë zonë tregon qartë shenjat në fillesë dhe gjurmët që laguna ka vite që ka hyrë në këtë proces,ndërkohë ka filluar kënetëzimi i saj duke vendosur nën pushtetin e ujit çdo ditë sipërfaqe, që dikur ishin të mbrojtur nga masat që zbatoheshin për ruajtjen e saj. Kanalet qarkulluese të ujërave janë bllokuar dhe kjo situatë ka vijuar që prej viteve’90 duke qenë edhe një prej shkaqeve të kënetizmit të saj. Hidrovori në vitet e fundit ka punuar me një pompë të vetme duke lejuar ujërat të depërtojnë përtej barrierave duke shtuar kështu sipërfaqen që prishej nga bonifikimi drejt kënetizmit. Rruga kryesore që shkon drejt lagunës deri tek kisha është ngrënë vende vende nga uji dhe udhëtimi nëpër të mbetet i frikshëm për shkakun e ujërave që rrisin sipërfaqen dhe pranin e tyre. Mbyllja e dy pikëtakimit të ujërave me detin si ishte pranë postbllokut të parë dhe tek postblloku i dytë( u hap tre vjet më parë ),krijuan kushte të favorshme për ta kthyer në një kënetizmi të plotë dhe ti rikthyer lagunës tokat e mara prej saj, 25 vjet më parë. Një rrugë që do të përshkonte anës lagunës për tu ngjitur te sheshi i raketave do të lidhte gjithë bregdetin duke mënjanuar Llogoranë mbeti në letër një ëndërr ë viteve 2010. Me pengimin e kënetëzimit duket se askush nuk merret, ngase nuk ka as para për ta bërë këtë dhe as kohë për të humbur. Kështu që sipëfaqet që merr deti duke i rikthyer në kënetë vese shtohet çdo stinë rrjedhjesh.

Laguna e Orikumit,shtrihet ne fundin jugor te gjirit te Dukatit shkruhet në:( Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut,plan Menaxhimi Kompleksi:Llogora,Rreza e Kanalit Dukat, Orikum, Tragjas, Radhime,Karaburun,Drafti perfundimtar Dhjetor, 2004)dhe është e lidhur me detin me ane te nje kanali. Ne ditët e sotme kane mbetur vetëm 130 ha te lagunës se mëparshme te madhe Orikumit (PashaLiman). 25 vjet me pare si rezultat i disa punimeve kulluese dhe ndertimit te nje argjinature u thane rreth 400 ha te lagunës se mëparshme. Ne te njëjtën kohe shpyllëzimet intensive kane ndryshuar ne mënyre drastike karakterin e zonës. Shume prej tokave bujqësore aktualisht janë braktisur ose përdoren kullotje jo intensive Rrjedhimisht, vegjetacioni natyror ka pushtuar pjese te konsiderueshme te tokave te mëparshme te kultivuara dhe te pyjeve. Rrjedha e ujit te freskët ne lagune si dhe uje këmbimi midis detit dhe lagunës është reduktuar. Kjo ka ndryshuar hidrologjinë e lagunës. Pjesa bregdetare e Luginës se Dukatit, ka një origjinë aluvionale me një sipërfaqe te përafërt prej 1000 ha. Kjo është zona, ku është e vendosur laguna e Orikumit,130 ha. Cdo qeveria prej viteve‘90 e ka vendosur në prioritet e saj. Programet duke e shpallur zonë të mbrojtur nuk kanë dhënë rezultat. Asnjë masë nuk është marrë për mbrojtjen nga kënetëzimi i lagunës. Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha,thuhet në studimi:Përmirësimi i Mbulimit dhe Efikasitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (Studim Socio-Ekonomik ) Zona e Mbrojtur Detare dhe Bregdetare ( ZMDB) Karaburun – Sazan, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e lagunës shkon nga 2.8 në ne 3.0 metër.

Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata. Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total .Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar. Dajlani dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar.Rrjetat e peshkimit janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarde prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë. Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifrën rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i dytë mbështetës”. Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të freskët kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.

Ja çfarë ka konstatuar projekti i mësipërmë. Laguna e Orikumit okupon pjesën më të ulet të një fushe me pjerrësi të butë dhe është vendosur në rajonin e Vlorës pranë bazës ushtarake të Pasha Limanit (pjesa perëndimore) dhe Bashkisë së Orikumit në Lindje. Përshkrimi i zonës:Laguna e Orikumit në vetvete zë një sipërfaqe prej130 ha ndërsa fushat e ulëta rrethuese të Dukatit mbulojnë rreth 1000 ha. Zona përbehet nga një fushë e ulët me prejardhje nga material solide të depozituara prej lumit të Dukatit. Laguna ka një thellësi maksimale prej 3 m dhe lidhet me detin nëpërmjet një kanali të vetëm me gjatësi 50 m. Laguna rrethohet nga një digë në drejtimin Lindje-Jug, ku një stacion pompimi nuk lejon rrjedhjet e ujërave të ëmbla në lagunë. Në pjesën Jug-Lindore të lagunës gjendet një ish-moçalishte e drenazhuar ne trajtën e një toke torfe të pasur. Për arsye të shkëmbimit të ulët të ujit me detin dhe ri devijimit të lumit të Dukatit (15 vjet më parë), i cili përfundonte në lagunë, i gjithë ekosistemi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm të regjimit te ujit. Pylli origjinal i fushës lymore pothuajse është zhdukur.

Mjedisi ligatinor: Laguna e Orikumit është në një zonë ushtarake të kufizuar dhe është përherë e lidhur me detin nëpërmjet një kanali. Ne pjesën jugore te lagunës, ka një prurje të kufizuar të ujerave të ëmbla. Llojet e mëparshme të habitateve dhe bimësisë së ujërave të ëmbla dhe të kripura janë zëvendësuar nga habitate tipike të ujërave të kripura dhe te njelmëta. Laguna është e prirur në vitet e fundit ndaj një rritjeje të vazhdueshme të gaforreve që bashke me ndryshimin në bashkësinë e algave mund të interpretohet si tregues i zhvendosjes së të gjithë ekosistemit drejt eutrofikimit. Kallamishtet janë mjaft të zhvilluara përgjatë pjesës perëndimore të lagunës. Ky lloj habitati është ruajtur nga prurjet e ujit të ëmbël nga disa burime të vogla sikundër edhe nga një kanal kullues në ketë pjesë të lagunës. Kufijtë Jug-Jug perëndimore të lagunës janë të formuar nga shoqërime të makieve si Xine, Mersine, Mrete, dhe kufijtë Jug-Juglindore kane shoqërime te Kallamishteve, Ambrukut, Kulmakut bregdetar, Xunkthit te bute, Fshesës se rëndomtë. Gjiri është shume i përshtatshëm për zogjtë migrues, por gjenden vetëm pak vende te përshtatshme pushimi për ta. Rezerva e rëndësishme e peshkut rrit mundësinë për Karabullaket, Cafkat e medhaja te bardha dhe Cafkat gri. Peshkimi dhe rritja e peshkut ne lagune nuk janë shume te rëndësishme. Kryesisht peshkohen Ngjalat, Venerupis pullastra dhe Koca.

Mjedisi tokësor:Vlerat e dikurshme biologjike te kësaj zone janë reduktuar ne mënyrë drastike si rrjedhim i veprave kulluese. Zona ka ruajtur diçka nga rëndësia e dikurshme për dimërimin e shpeneve dhe zogjve te ujit. Aktiviteti njerëzor: Pjesa më e mirë e zonës nuk është e arritshme për arsye te një baze ushtarake detare akoma ne funksion. Toka bujqësore qe e rrethon është ne pjesën me te madhe e abandonuar dhe aktualisht përdoret për kullotje jo intensive. Peshkimi ne zone nuk është aktivitet i rëndësishëm. U përdor të dhëna nga: Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut, plan Menaxhimi.

SHKARKO APP