Reporterët Pa Kufij dënojnë shoqërimin e gazetarit nga policia dhe kërkojnë hetim të pavarur

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” (RSF) dënon shoqërimin e dhunshëm nga policia të gazetarit të Rtv Ora Xhoi Malësia në protestën e djeshme ndërsa ai transmetonte live zhvillimet nga zona e 21 Dhjetorit.

Në një postim në twitter, RSF bën thirrje për hetim të pavarur në sjelljen abuzive të policisë.

“Ndërsa po mbulonte një përplasje në protestën e Tiranës kundër brutalitetit policor Xhoi Malesia i Rtv Ora, i identifikuar qartë si gazetar, u ndalua dhe u mbajt për 3 orë nga policia e cila gjithashtu e rrahu dhe fyeu atë. RSF bën thirrje për hetim të pavarur të sjelljes abuzive të policisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?