Republika Çeke bën bilancin në krye të BE-së, kryeministri përmend si sukses hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin
Në bilancin e presidencës 6-mujore në krye të BE-së kryeministri i Republikës Çeke Petr Fiala, theksoi si arritje nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Pjesë e agjendës sonë ishte edhe çështja e marrëdhënieve me shtetet që duan të bëhen pjesë e BE-së. Kemi nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e kandidatit dhe pak ditë më parë Kosova zyrtarisht dorëzoi në Presidencën Çeke aplikimin e saj për BE”.
Sipas kryeministrit çek këto kanë qenë gjashtë muaj sfidues të shënuar nga lufta ruse në Ukrainë, kriza energjetike, inflacioni dhe sfidat e përgjithshme të mëdha.
Ai renditi si arritje jo më pak të rëndësishme, futjen e Kroacisë në Eurozonë dhe Shengen, gjë që do vlerësohet nga shumë qytetarë çekë që kalojnë pushimet në Kroaci.
KOHA JONË SONDAZH

