Reshje bore, ARRSH: Akset rrugore janë të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset rrugore kombëtare kryhet normalisht dhe se nga ana e kontraktorëve po punohet për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

Sipas ARRSH-së, rajoni verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në rajonin qendror, ARRSH nën të ditur se përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera garkullimi vazhdon normalisht.

“Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në te gjitha akset e tjera të rjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”.

SHKARKO APP