Reshje bore gjatë natës, akset rroge ku qarkullohet me zinxhir
Mbrëmjen e së mërkurës, në disa zona të vendit janë regjistruar reshje dëbore. Për pasojë në disa akse rrugore, ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve.
Në Qarkun e Elbasanit raportohet për probleme në qarkullim në zonat malore të Librazhdit e Prrënjasit, ku kalimi kryhet me zinxhirë, si në Rrajcë, Stëblevë dhe Sopot, ndërsa Qafë Thana është e kalueshme pa zinxhirë.
Në Korçë, reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë qarkun teksa raportohet se në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë.
Po kështu edhe në Llogara ku trashësia e borës ka mbërritur deri në 20 cm.
Në Bulqizë raportohet për reshje të dendura bore dhe ngrica nëpër rrugë.
Reshje bore ka pasur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Raportohet se akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, vetëm në Qafën e Çajupit raportohet për lëvizshmëri me vështirësi.
KOHA JONË SONDAZH

