Reshje dëbore në juglindje dhe veri, ARRSH apel drejtuesve për kujdes në akset malore

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit disa zona të juglindjes dhe veriut të vendit, duke prekur kryesisht akset rrugore në Boboshticë–Dardhë dhe Kukës–Shishtavec.

Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërhyrja e menjëhershme e kontraktorëve me mjete borëpastruese dhe punëtorë ka bërë të mundur pastrimin e rrugëve, duke shmangur probleme në qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore ku ka prezencë dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

ARRSH këshillon që drejtuesit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si masa të domosdoshme për të garantuar sigurinë gjatë udhëtimeve në këto akse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë situatën në terren dhe operacionet për mbajtjen e rrugëve të kalueshme, ndërsa pritet që kushtet e motit të monitorohen në vijimësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?