Reshje deri në fund të muajit, çadrat mbajini me vete
Jemi më në fund në vjeshtë. Dita nisi me rrebeshe shiu dhe erë, ndërsa dielli që ka dalë, do qëndrojë shumë pak, pasi rikthehen pasdite reshjet. Kështu që çadrat mbajini me vete, jo vetëm sot por deri në fund të shtatorit. Era do të arrijë shpejtësi 50-60 km/orë duke shkaktuar në det dallgë 4-5 ballë. Vlerat e temperaturave do të luhaten nga 8-27 gradë celcius. Ky mot i paqëndrueshëm do na shoqërojë deri të mërkurën tjetër, kur mbyllet shtatori.