Reshje dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura kryesisht në veri të vendit.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen në veri-veriperëndim.

Era do të arrijë shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen 3 deri në 12 gradë Celsius në zonat malore, 7 deri në 19 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe 10 deri 19 gradë Celsius në zonat bregdetare.

SHKARKO APP