Reshje dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 09ºC.

SHKARKO APP