Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të jenë të dendura dhe herë pas here do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin, ku në zonat perëndimore reshjet do të jenë me intensitet më të lartë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Kosova sot do të jetë nën masat atmosferike të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C deri në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 23°C.

SHKARKO APP