Reshje intensive në gjithë vendin, Xhaçka: Jemi në monitorim

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një status publikuar në llogarinë e saj facebook shprehet se situata e përmbytjeve në vend është në kontroll dhe po monitorohet minutë pas minute.

“Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit,”-ka shkruar Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes ka theksuar njëkohësishisht edhe faktin se bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh janë informuar duke patur mundësi të koordinohen paraprakisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

FA kanë ndërhyrë me sukses duke nxjerrë nga uji  dy automjete të bllokuara në ujërat e lumit të Zallbastarit në Tiranë, si pasojë e vërshimit të lumit nga reshjet e dendura të rëna gjatë gjithë ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë:

“Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga reshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?