Reshje shiu dhe bore në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara vranësirat në zonat veriore dhe Jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, të shtojë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin shqiptar, duke rritur mundësinë për reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale, e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO APP