Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën një mot të paqëndrueshëm. Kthjellimet do jenë kalimtare duke u zëvendësuar nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu. Reshjet pritet të kenë intensistet më të lartë gjatë natës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 25°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C.