Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ditën e martë të 28 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku priten reshje në shumicën e qarqeve.

Priten reshje mesatare në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarkun e Elbasanit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 7 / 13 °C

në vendet malore: 1 / 6 °C

SHKARKO APP