Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm ku vranësirat e dendura do të jenë dominante më të theksuara në zonat verilindore dhe Juglindore ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.
Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit më të dukshme në shtrirjen lindje-juglindje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë ulen në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 13°C minimalja deri në 32°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.