Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë në orët e paradites paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh në zonat bregdetare dhe kalime vranësirash në pjesën tjetër të territorit, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat malore.

Ndërsa duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat e shpeshta të shfaqen pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Por gjatë orëve të pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore por pjesërisht edhe zonat qendrore rrezikohen nga rrebeshet e izoluara.

Mbrëmja dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP