Reshje shiu në të gjithë territorin, njihuni me parashikimin e motit
Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje herë pas herë në formën e shtrëngatave në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 18ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.
Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C deri në 26°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 28°C.