Reshje të dendura shiu, rrezikohen banesat në Gjirokastër

Intensiteti i shirave orët e fundit në Gjirokastër, ka krijuar probleme në rrezikshmërinë e përmbytjeve të banesave të caktuara. Konkretisht në fshatin Valare, Njësia Administrative Lunxhëri në vendin e quajtur Topullaraj, është gati për t’u përmbytur banesa e Marjeta G. ku ka prurje të mëdha uji. Për pasojë janë bllokuar tubat e betonit të kalimit të ujit.

Menjëherë MZSH ka shkuar me një pompë për të evituar përmbytjen, për momentin nën drejtimin e drejtuesit të Shuarjeve të Zjarrit Gramoz Llapi.

SHKARKO APP