Reshje të dendura shiu, trafik i rënduar në të gjitha akset në Tiranë

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka krijuar bllokim të rrugëve në Tiranë.

Nga raportimet e deritanishme mësohet se rrugët në kryeqytet janë paralizuar, duke bërë që qytetarët të mbesin në trafik.

Pothuajse të gjithë akset rrugore janë bllokuar, rruga e ‘Durrësit, rruga e ‘Kavajës’, rruga e ‘Elbasanit’, kryqëzimi i Don Boskos dhe i 21 Dhjetorit, rruga ‘Bardhyl’, rruga ‘5 Maji’, rruga ‘Jordan Misja’, rruga ‘Siri Kodra’. Bllokim po ashtu ka pothuajse edhe në të gjitha rrugët dytësore.

Duket se kjo situatë po kthehet në një rutinë sa herë që në kryeqyetet ka reshje shiu.

Ndërkaq, mësohet se shumë rrugë në Tiranë janë përmbytur duke e vështirësuar kalimin e qytetarëve.

SHKARKO APP