Reshje të izoluara në orët e pasdites, ja parashikimi i motit për nesër

Vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare gjatë paradites. Por, sipas Meteoalb orët e pasdites shtojnë vranësirat duke sjell reshje të izoluara në zonat Verilindore. Ndërsa mbrëmja përmirëson sërish motin në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.

SHKARKO APP