Reshjet dëmtojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Elbasan, Balla: Strukturat e shtetit në krye të detyrës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar nga afër në terren punën qe po kryhet për riparimin e defekteve të energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit.
Përsmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se të gjitha strukturat e shtetit janë në funksion të plotë dhe në krye të detyrës për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Elbasan – Të gjitha strukturat e shtetit janë në funksion të plotë dhe në krye të detyrës për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet. Vazhdon puna për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes⚡️ së energjisë elektrike, eleminimin e rrëshqitjeve të dherave, pastrimin e kanaleve etj.
#punëjollafe