Reshjet do shtrihen në gjithë territorin, ja sa shkojnë temperaturat nesër
Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme.
Sipas sinoptikanëve të SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohet të prekin fillimisht jugun e vendit gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 10-15m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 8°C deri në 20°C
zonat e ulëta 10°C deri në 24°C
zonat bregdetare 12°C deri në 22°C