Reshjet e borës dhe ngricat, mjeti del nga rruga dhe bllokohet qarkullimi në Llogara

Reshjet e borës dhe ngricat që kanë përfshirë qarkun e Vlorës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në Qafën e Llogorasë.

Policia njofton se një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga te vendi i quajtur “Çezma”, dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

SHKARKO APP