Reshjet e borës, probleme në Llogara dhe Dardhë

Prej mesditës së 2 janarit vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Dëbora e rënë gjatë natës ka sjellë vështirësi në qarkullim në qafën e Llogarasë. Problem mbeten ngricat, ndërsa temperatura më e ulët pritet të shënojë vlerën e -7 gradë Celsius. Trashësia e dëborës ka qenë deri në 15 cm, por temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe ngrica në rrugë.

Edhe në Korçë, reshjet e dëborës kanë sjellë probleme.Ndërkaq borëpastrueset janë në gatishmëri, kryesisht në zonat problematike. Punonjës të policisë rrugore janë përqëndruar në segmentin e Dardhës për të mos lejuar automjetet të pa pajisura me zinxhirë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Ndërsa në Kukës sasia e dëborës varion nga 3 cm në qytet në rreth 20 cm në lartësitë mbi 700 m mbi nivelin e detit. Temperaturat kanë zbritur në -4 gradë Celsius gjatë natës. Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?