Reshjet e dëborës dhe ngricat, ARRSH: Ja akset ku kalohet me zinxhirë
ARRSH ka njoftuar mbi gjendjen e akseve në tre Rajone të Shqipërisë të cilat janë prekur nga reshjet e dëborës. Në Veri akset Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.
Në Rajonin Qëndror nuk ka patur rreshje por në aksin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirë prej ngricës.
Në Rajonin Juglindor akset Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
NJOFTIMI I ARRSH
?Informacion për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kombëtare
?Rajoni Verior
Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe erë të fortë ? në të gjithë Rajonin.
Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ? në zonat ku ka prezencë ngricash.
?Si pasojë e erës së fortë që kthen borën në rrugë dhe temperaturave të ulëta në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
?Rajoni Qëndror:
Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kontraktorët kanë punuar që në orët e para të mëngjesit ? për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica.
Vetëm në segmenti Lunik-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.
Prezencë ngricash ❄️ ka pasur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”. Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.
?Rajoni Jugor:
Gjatë natës ka pasur reshje bore ? në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.
Në aksin Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë, për shkak të ërës së fortë.
Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
??Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore.
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës ? të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore?♂️