Reshjet e dendura, përmbytje dhe rënie inertesh në rrugën Lezhë-Milot

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

Ndërkohë, po gjatë gjithë ditës së sotme rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?