Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj, duket se ujërat janë vërshuar ndjeshëm në zonat e Urës së Ali Pashait pranë fshatit Becisht si dhe të asaj të Leklit ku lumi Vjosë bashkohet me lumin Drino.

Për pasojë, e gjithë kjo ka sjellë daljen e lumit nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtime tek tokat bujqësore të zonës.

Edhe niveli i ujit në liqenin e Viroit është rritur dhe me vazhdimin e reshjeve, mund të dalë nga shtrati e të rrezikojë përmbytje të zonave të banuara dhe të rrugës nacionale. Sasia e ujit është relativisht e madhe dhe përballohet me vështirësi nga kanalizimet dhe ura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?