Reshjet e dendura të shiut, nisin problemet në Durrës dhe në Vlorë
Reshjet e shumta të shiut që kanë pushtuar pothuajse të gjithë qytetet e vendit tonë, kanë sjellë edhe probleme. Në Durrës dhe në Vlorë, raportohet se ka bllokime të akseve kryesore rrugore, ndërkohë prezenca e shtuar e ujit nëpër rrugë, e vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve. Bashkia Vlorë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvijzet me automjete dhe ato në këmbë, që nuk janë të domosdoshme.
https://arkiva.kohajone.com/rrezik-per-permbytje-bashkia-e-vlores-thirrje-qytetareve-kujdes-nga-kushtet-e-motit/