Reshjet e dendura të shiut. Rënie inertesh në disa akse rrugore në Elbasan, në disa fshatra ka mungesë energjie

Prefektura e Elbasanit ka bërë me dije situatën e krijuar për shkak të përmbytjeve në zonë.

Në njoftimin e Prefekturës, nënvizohet se gjatë mbrëmjes, në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dendura të shiut.

Si pasojë, janë shënuar rënie inertesh në disa akse rrugore, ndërsa në disa fshatra ka mungesë energjie.

Elbasan, Njoftim i EC Prefektura-

Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem kemi pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun.

Nga shirat e rene kemi pasur renie inertesh e aluvionesh ne disa prej akseve rrugore te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne nje biznes privat ne Nj.A Labinot Fushe kemi pasur presence uji per te cilen po punojne punonjesit e ASHP te bashkise Elbasan pasi ka nje kanal te bllokuar.

Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje ne disa fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Po punohet nga punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve.

SHKARKO APP