Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëme në shtëpi e biznese në Malësinë e Madhe

Reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë e Malësisë së Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese, ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës janë bllokuar për disa orë.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut.

Ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugore ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.
Ndërkaq, Bashkia e Malësisë së Madhe po bën evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

SHKARKO APP