Reshjet e djeshme në Tiranë, zyrtarët e Bashkisë inspektim në terren

Duke shtuar se shtabi i emergjencave të Bashkisë së Tiranës është mbledhur menjëherë me rritjen e intensitetit të reshjeve mbrëmjen e djeshme dhe ka përcaktuar detyrat për të gjitha ndërmarrjet dhe Policinë Bashkiake. Dhe se 450 punonjës të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren. 

Vetë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës EnnoBozdo ka inspektuar sot të gjitha zonat me probleme në Tiranë.

“Në Urën e Shkozës dhe sipër tek banesat sociale ku ndodhen edhe përmbytjet më të mëdha i kemi kërkuar ndihmë Prefektit, pasi ka nevojë për mjete të specializuara. Pikërisht në këtë urë, po ta shikoni kërkohet që të ndërhyhet me mjetet e bordit të kullimit, eskavatorë me krahë të gjatë, pasi siç e dini Bashkia nuk disponon mjete të tilla. Emergjencat Civile menaxhohen e monitorohen nga një organ tjetër. Shpresojmë që t’i kemi këto mjete, kam kërkuar ndihmën e Prefektit edhe tek shkolla e Hoteleri-Turizëm ku duket që ka përmbytje, edhe sipër të “Androkli Kostallari” e banesa të tjera. Na duhen zjarrfikëset të cilat të fillojnë të pompojnë ujin, bashkë me botin e Bashkisë por në fakt ato bote që kemi i kemi të shpërndara në pikat më të nxehta. Kjo është situata”, ka pohuar ai.

Prej reshjeve dhe shirave shumë të mëdha e në të njëjtën kohë edhe prej prurjeve të dheut. Kësaj radhe shiu ka ardhur me dhe, kemi pasur rrugë të bllokuara tek “MistoMame”, në Kombinat, qendra Kristal, këto kanë mundësuar bllokimin e kolektorëve. Çdo kolektor në Tiranë është tashmë i bllokuar, kolektorë zgara është punuar deri në 5.00 të mëngjesit për t’i zhbllokuar. 

“I kërkoj qeverisë të hapë menjëherë financimin, në mënyrë që përmbytje të tilla që për fat të keq, për ndryshimet klimaterike do ndodhin gjithnjë e më shpesh në Tiranë të mos verifikohen më”, sqaroi ai. 

SHKARKO APP