Reshjet e shiut dhe të borës, ARRSH: Rrugët që kanë probleme

Reshjet e shiut dhe të dëborës mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar probleme ne disa rrugë të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi bën me dije për situatën në akset kombëtare.

Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”, sqaron ARRSH.

Po ashtu mësohet se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

Më tej ARRSH njofton se punonjësit e saj dhe kontraktorët janë në terren për të riparuar çdo problem në rrugët e vendit.

SHKARKO APP