Reshjet e shiut, në Gjirokastër s’ka probleme me shtretërit e lumenjve

Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Gjirokastrës nuk ka sjellë probleme në bashkitë e këtij qarku. Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, bën të ditur për ATSH-në se “deri tani nga informacionet e marra nga emergjencat civile të bashkive në Përmet në njësinë administrative Çarshovë dhe Petran u rikthye energjia elektrike”.

”Në bashkinë Gjirokastër mbetet problem rruga e fshatit Palokastër në njësinë administrative Cepo e gërryer nga ujërat e lumit Kardhiq”, shprehet Prefekti. Sipas tij, në bashkitë e tjera nuk raportohen probleme, kanë filluar reshjet e shiut deri mesatare.

Prefekti Aliaj tha se deri tani nuk kemi probleme me shtretërit e lumenjve. Po vijojmë të ndjekim situatën. Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?