Reshjet e shiut përmbysin rrugët në kryeqytet, Lana rrezikon daljen nga shtrati
Një stuhi e fortë ka përfshirë Tiranën. Reshjet e shiut kanë përmbytur disa zona ndërsa Lumi i Lanës është fryrë shumë dhe rrezikon të dalë nga shtrati.
Në një video të filmuar në kryqëzimin tek Piramida shihen rrugët e përmbytura dhe makinat që hasin vështirësi në qarkullim.
Stuhia gjithashtu ka shkulur pemët në Qytetin Studenti dhe në zonën e Astirit.
Njëra prej tyre ka rënë sipër një automjeti në Astir.
Ndërkohë reshjet e shiut krijuan problematika edhe në rrethe. Në portin e Vlorës është pezulluar lundrimi.
Ndërsa në Lazarat dalja e një përroi nga shtrati ka izoluar dy lagje, pasi ka sjellë të gjithë inertet në rrugën që i lidh.