Reshjet e shiut ‘pushtojnë’ vendin, rrëshqitje gurësh dhe rrezik përmbytjesh
Reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin këtë të shtunë rikthyen rrezikun e përmbytjeve dhe problematika të tjera
Në rrugën Bajram Curri-Valbonë në Tropojë dhe aksin Bashaj-Vermik në Selenicë pati rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar qarkullimin!
Në bashkinë jugore, rënia e gurëve nga mali dëmtoi edhe një stan, e për hapjen e rrugës ndërhyri ushtria.
Rrëshqitje të vazhdueshme gurësh ka edhe në aksin Qafë Bualli-Bulqizë, pjesë e rrugës së Arbri.
Herë pas herë edhe aty situata bëhet e rrezikshme për udhëtarët.
“Do orë që kalon çdo minutë është problem i madh”
Parashikimet janë që reshjet e shiut do të jenë intensive nga kjo e shtunë deri më 26 janar.
Meteorologu Hakil Osmani nga Metoalb thotë se: Pasditja dhe mbrëmja e së dielës rifuqizojnë reshjet e shiut në territorin shqiptar duke bërë që në zonat veriore dhe veri perëndimore dhe në skajin jugor të Shqipërisë të kemi reshje me intensitet të lartë.
Shkodra ku aktualisht 708 hektarë tokë janë nën ujë, është një prej bashkive më të kërcënuara nga përmbytjet Shefi Emergjencave civile, thekson se rrezik të shtuar nga prurjet nga Mali i Zi në Bunë.
“Më tepër situata që pritet nga Podgorica e reshjeve të shiut është shumë e madhe shpresojmë mos dalin ato parashikimet gjatë këtyre 2-3 ditëve”
Reshjet e shiut kanë rikthyer frikën për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave edhe në Lezhë.
Banoret shprehen të shqetësuar për situatën që thonë se rrezikon jetë.
“Ajo rri duke gërryer tokën dhe bien dherat prandaj duhet bërë prita”
Në Jon e Adriatik, forca e detit arrin deri në 6 ballë e për pasojë lundrimi është pezulluar për anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat.