Reshjet e shiut reduktojnë qarkullimin e këmbësorëve, rritet numri i automjeteve

Moti i nxehtë i fillim prillit bëri që shumë qytetarë të shfrytëzojnë kohën për të shëtitur apo për të argëtuar fëmijët në lagje.

Dhe forcat e policisë dhe ushtrisë nuk patrullojnë për kontrollin e masave kufizuese.

Por të martën, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë mbyllur brenda qytetarët të cilët në shumë raste kanë shmangur thirrjet e autoriteteve dhe kanë shkelur masat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo çfarë u vu re, ishte një numër i reduktuar lëvizjesh kryesisht për furnizimin me ushqime dhe asnjë fëmijë përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga qetësia që mbizotëronte në lagje, rrugët kishin një numër të konsiderueshëm automjetesh në qarkullim.

Tre ditët e pushimit sollën gjithashtu një fluks të lartë në pikat e bankave.

Që prej ditës së hënë situata po monitorohet edhe me dron duke shtuar dhe numrin e rasteve të konstatuara me shkelje.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 719 shtetas me masën administrative 10 mijë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?