Reshjet e shiut, rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë. Disa zona pa drita

Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë.

Kontraktori po punon për ta kthyer në normalitet rrugën dhe për ta bërë atë të kalueshme.

Në qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropoja vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënie inertesh, ndërsa gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç njësisë administrative Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, dhe njësisë administrative Llugaj bashkiaTropojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?