Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Shkodër/ Nën ujë 748 hektarë tokë
Rikthimi i reshjeve të shiut në ditët e fundit ka sjellë sërish përmbytje në Shkodër.
Bashkia e Shkodrës ka njoftuar këtë të dielë se në territorin e 748 hektarë, nga të cilët 198 tokë e pakultivuar, 535 foragjere të dyta dhe 15 hektarë grurë janë përmbytur.
Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 centimetra dhe nuk mund të kalohet me mjete të ulëta. Po ashtu bëhet me dije se ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër.
Postimi i plotë:
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 24.01.2021, ora 08.30
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 24.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 748 Ha
Tokë e pakultivuar 198 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha
Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 95 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 150Ha
Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.