Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkun e Dibrës. Bllokohet rruga Peshkopi-Kukës, 20 fshatra të izoluar

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Qarkun e Dibrës. Mësohet se si pasojë e tyre ka pasur disa rrëshqitje dherash, ndërsa raportohet se rruga Peshkopi-Kukës është bllokuar.

Raportohet se rrëshqitja e dherave dhe gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shumak’.

Nga bllokimi i kësaj rruge janë izoluar 20 fshatra, në njësinë Sllove dhe në kalanë e Dodës. Po ashtu raportohet se shumë zona janë pa energji elektrike që prej natës së mbrëmshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?