Reshjet intensive rikthehen të enjten, gjejnë nën Shkodrën ende nën ujë
Kur pritet që reshjet e shiut të rifillojnë të enjten, Nënshkodra vijon të ketë mbi 1400 ha tokë nën ujë.
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, 19 janar 2021 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë me 14070 ha tokë nën ujë.
Ndërkohë raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.
Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare përmes një njoftimi për shtyp informoi sot se Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.
“Shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.
Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.”
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.42 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me një ditë më përpara kuotat janë të padryshuara.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.95m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me një ditë më përpara kuotat janë të padryshuara.
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 90cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Në Dajç sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat
Në Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Në Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
Në Bërdicë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Në Rrethina sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes