Reshjet me intesitet të lartë, lagjia “Postobllok” në bashkinë Kuçovë nën ujë

Rritja e intensitetit të reshjeve ka bërë që lagjja “Postobllok” në bashkinë Kuçovë të mbulohet nga uji.

Banorët e kësaj lagjeje apelojnë për ndihmë dhe deklarojnë se kjo situatë e përmbytjeve krijohet çdo vit, kur ka reshje të pandërprera dhe prurje të lumit.

Reshjet e pandërprera të mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme kanë nxjerrë jashtë funksionit kanalet kulluese dhe kolektorët në lagje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpi dhe biznese në këtë lagje ndodhen nën pushtetin e ujit. Janë më shumë se 100 familje dhe disa biznese që popullojnë këtë lagje periferike të Kuçovës, ku sa herë që bie shi bllokohen kolektorët dhe uji depërton në bahçe e banesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët shprehen se ,kjo nuk është hera e parë që ata përmbyten. Sipas tyre,ky problem, jo vetëm që nuk zgjidhet prej vitesh por sa vjen edhe përkeqësohet. Ata akuzojnë kryetarin e bashkisë Kuçovë që, sipas tyre paguhet me taksat e tyre dhe nuk ka shkuar as për ta parë gjendjen në zonë.

“Kryetari i bashkisë Kuçovë paguhet nga taksat tona dhe nuk ka ardhur as të na shikojë”.

Banorët shprehen të indinjuar për gjendjen e krijuar sepse e kanë ngritur këtë shqetësim disa herë në bashki por askush nuk ka marrë asnjë masë dhe gjendja sa vjen e përkeqësohet sa herë që bie shi i pandërprerë.

Banorët bëjnë apel për ndihmë,pasi edhe dëmet që u ka shkaktuar prania e ujit në tokat bujqësore dhe në banesa është e konsiderueshme.

E ndërsa situata përkeqësohet në këtë zonë pasi reshjet e shiut nuk janë ndalur ende, burime nga bashkia Kuçovë bëjnë me dije se, problemi kryesor që edhe ka bllokuar kolektorët në këtë zonë janë  ndërtimet e banesave mbi kolektor si dhe vërshimi i digës së liqenit të Gegës në dalje të Kuçovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?