Reshjet sjellin viktimën e parë, humb jetën elektricisti. EMRI

Një elektricist ka humbur jetën ditën e sotme në Fier pasi e ka zënë korrenti teksa ishte duke punuar.

Sipas informacioneve policore: Rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Sabri V., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, duke punuar në një shtyllë elektrike e ka zënë korrenti.

Për pasojë shtetasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, njofton Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore e procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë sipas informacioneve të para, Sabri V. hipi në shtyllë për të rregulluar një defekt që erdhi për shkak të reshjeve. Dyshohet gjithashtu se edhe reshjet e shiut kanë ndikuar që elektricistin ta zinte korrenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?