“Restoranti i mbyllur”, biznesmeni: Shteti të krijojë lehtësira
Baret dhe restorantit ishin bizneset e para që morën urdhër nga qeveria për të mbyllur aktivitetet e tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit. Shpresa e vetme që kriza të mos i godasë fort këto biznese dhe ekonomitë e punonjësve të tyre është ndërhyrja dhe mbështeja nga qeveria e cila tashmë ka miratuar një paketë lehtësuese.
Jani u rikthye sot në restorantin e tij afro 3 javë pasi vendosi ta mbyll si pasojë e përhapjes së Covid-19. Nga 9 marsi kur Ministria e Shëndetësisë sinjalizoi rastin e parë me Covid-19 në Shqipëri, pronari i këtij restoranti në periferi të Tiranës gjykoi se më të rëdnësishme se fitimet është shëndeti i familjarëve dhe klientëve që ishhte mësuar të mirëpresë. Ambjentet në të cilat ka investuar gjithë punën disa vjeçare në emigracion, prej afro 3 javësh Jani i sheh të boshatisura.
“Biznesi me mbylljen tij ka pasoja ekonomike. E kemi biznes familjar dhe shpresojmë që të kalojë sa më shpejt”. Kur ditët dhe javët kalojnë, mungesa e punës në një biznes familjar duket se ka dhënë efektet e para. “Bizesi me mbylljen tij ka pasoja ekonomike, shpresojmë që sa më shpejt të hapet. E kemi biznes familjar dhe shpresojmë që të kalojë”.
Ishte mësuar që orët t’i kalonte sëbashku me bashkëshorten në kuzhinën e tij të vogël në përgjigje të kërkesave të klientëve por thotë se në situatën në të cilën është vendi asgjë nuk ka më shumë vlerë se Shëndeti. “Kemi kontakt të drejtëpërdrejtë me klientin dhe për të ruajtur shëndetin e të gjithëve ishte e domosdoshme marrja e kësaj mase”. Ka besim që ndërhyrja e institucioneve shtetërore do të jenë e vetmja mënyrë për të dhe biznese të tjera për të kaluar pa kosto të mëdha efektet e pandemisë.