Reuters: Kumanova duket sikur e ka goditur cunami
Reuters ka raportuar përmes një fotolajmi për gjendjen e “Lagjes së Trimave”, në Kumanovë, pas luftimeve të ashpra mes grupit shqiptar dhe policisë speciale maqedonase.
“Një njeri qëndron brenda shtëpisë së tij të shkatërruar”, përshkruan gjendjen dëshpëruese Reuters
“Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur eshte goditur nga një cunami, rrugët kanë mbetur shkatërruara dhe muret e rrëzuara nga artileritë e rënda ushtarake të njësitit anti-terrorizëm të forcave speciale maqedonase, shkruan Reuters.
Ruters shkruan se shqiptarët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre të shkatërruara, nëpër xhamat e thyer dhe gërmadhat e objekteve të rrënuara, veturat e djegura dhe shenjat e gjakut gjithandej, të shkaktuara nga operacioni policor që la të vdekur 22 persona.
Në fund shkruan se Maqedonia po hyn në një fazë të re të krizave dhe pasigurive shtetërore.