Revista holandeze “Elsevier”: Shqipëria “i strehon”, nuk i ekstradon kriminelët!

Revista prestigjoze hollandeze “Elsevier” ka botuar një shkrim të titulluar “Si kriminelët e mëdhenj i shpetojnë ekstradimit në Shqipëri”. Revista thekson që në Shqipëri kriminelët nuk e kanë frikë drejtësinë sepse sistemi gjyqësor është i dobët. Për këtë ajo merr si ilustrim rastin e fundit të deputëtit Mark Frroku, për të treguar problemin e Shqipërisë me ekstradimet. Frroku prej disa muajsh i shpëtoi ekstradimit edhe pse akuzohet për një vrasje në Belgjikë, shkruan revista “Elsevier”.

Revista citon profesorin shqiptar, Kujtim Puto, sipas të cilit urdhër-arresti u vonua me tre muaj. "Me çështjen e Mark Frrokut oficerë të policisë refuzuan të veprojnë, deri sa kjo situatë u publikua muajin e kaluar", tha Puto. Sipas arkullit sot është ende e paqartë nesë Frroku do te dorëzohet tek autoritetet kompetente në Belgjikë.

"Në përgjithësi, Shqipëria i plotëson kërkesat e ekstradimit. Por ndonjëherë, Evropa është shumë larg dhe autoritetet harrojnë që ata duan rrugën drejt anëtarësim në BE”- shkruan revista

Mosveprimi i shtetit shqiptar me një pjesë të kërkesave për ekstradim ilustrohet edhe me statistikat e prokurorisë shqiptare. Sipas të dhenave të paraqitura, në 2014 policia ka arrestuar 97 persona në bazë të kërkesave për ekstradim. “Në 26 herë autoritetet shqiptare nuk ekstraduan, sepse binden shtetet e tjera për ta zhvilluar gjygjin në Shqipëri. Në pesë çështje kërkesa për ekstradim u refuzua nga shteti shqiptar”- tha Puto.

SHKARKO APP