Revolta e Gjokutajt: Shqipëria, një vend që ka vesh frakun por s’ka veshur brekët
Avokati, Genc Gjokutaj, thotë se qeveria nuk po e menaxhon si duket procesin e rehabilitimit pas tërmetit.
I ftuar në “360 Gradë”, ai thotë se Rama duhet të kishte mobilizuar fillimisht mekanizmat e brendshëm për rindërtimin dhe pastaj të kërkonte ndihmë nga jashtë.
Gjokutaj: Thoni ky ka dhënë më shumë, ky ka dhënë më pak. Franca ka dhënë 100 mln se kanë 100 kompani, Gjrmania 11 mln se janë 11 kompani. Do vinë punëtorë të huaj thotë, nuk merret me punësimin këtu, nuk merret me bankat shqiptare të marrë paratë. Ky edhe po të ikë do të ikë me kosto politike por jo me kosto financiare. U bë Franca xhymer, më e goditura nga të huajt për shkak të politikave. 1.15 miliard euro për Shqipërinë nuk janë asgjë.Shko në Berlin nuk gjen makina si këtu, nuk ka ndërtesa si këtu.Shqipëria është një vend që ka veshur frakun por ka harruar brekët.Është revoltë që vjen nga realiteti.